Garuesi nga Kosova i mundje krahu, Mendim Ujupaj, fitoi dy medalje në turneun ndërkombëtar Super Match 2022, të mbajtur gjatë fundjavës në Brescia të Italisë.
Medaljen e artë e fitoi me dorën e djathtë, kategoria 75 kg, ku në konkurrencë kishte 39 garues, ndërsa të argjendtën e fitoi me dorën e majtë (33 garues).
25-vjeçari, Ujupaj, jeton dhe vepron në Zvicër, ndërsa ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën pas formimit të Federatës Mundje Krahu të Kosovës, vitin e kaluar.