×
  • Sport
  • Sport

    Kosova sonte mysafir i Andorrës – kërkon fitoren e parë në grup

    Insajderi
    12 October 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Andorrën, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

    Dardanët mbrëmë kanë zhvilluar seancën e fundit para duelit me Andorrën dhe janë të gatshëm për duelin e sotëm.

    Kombëtarja “Dardane” që tashmë ka humbur gjasat për kualifikim në “Gjermani 2024”, kërkon fitoren e parë në cikël garash në tokën e Andorrës.

    Trajneri Primoz Gliha, në konferencën e fundit para duelit me Andorrën, tha se kundërshtari i radhës ka mentalitet të fortë dhe sipas, strategut slloven dueli me Andorrën do të jetë një  ndeshje e vështirë.

    “Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës. Duhet të shohim si po shkojnë gjërat. Ne jemi gati për këtë takim”, ka thënë Gliha.

    Ndeshja Andorra-Kosova starton në orën 20:45.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark