“Dardanët” triumfojnë me rezultat të thellë ndaj Andorrës.
Kosova triumfoi në udhëtim 0:3 ndaj Andorrës, duke e shijuar vetëm fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2024.
Në minutën e 25-të Milot Rashica realizoi për ta kaluar Kosovën në avantazh.
Me epërsinë minimale, dy ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve.
Ishte sërish Milot Rashica që shënoi një gol të lehtë për ta dyfishuar epërsinë e tanëve në minutën e 71-të.
E në të 83-tën, Altin Zeqiri realizoi golin e parë me fanellën dardane për ta vulosur një mbrëmje të bukur të ekipit kosovar.
Kosova kalon në vendin e katërt në grup me shtatë pikë të grumbulluara.