×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova U18 e luajti ndeshjen e parë në Evropian, humbi nga Letonia

    Insajderi
    09 August 2022 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) e ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të hënën nisi në Riga të Letonisë.

    Përfaqësuesja jonë është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17.

    Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:6.

    Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Shpresohet për paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit.

    Ndeshjen e dytë, Kosova e luan të martën me Maqedoninë e Veriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark