Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj Sllovakisë U19 me rezultat 7-1 në fazën kualifikuese ‘Main Raund’ që po mbahet në Porto të Portugalisë.
Ndeshja e vlefshme e Grupit 3, nuk nisi mirë për Kosovës që e mbylli pjesën e parë në disavantazh me rezultat 1-0.
Por të besuarit e Suad Keqit u kthyen në pjesën e dytë duke shënuar shtatë herë.
Blend Krasniqi shënoi tre gola, ndërsa nga një shtuan Jetnor Kabashi, Ideal Abdullahu, Elton Demaj dhe një autogol i Horvath.
Djelmoshat dhe stafi që janë në Portugali këtë fitore ia dedikojnë kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, shkruan FFK-Futsall.
Një nisje e mirë e këtyre kualifikueseve, ku Kosova do të ketë punë edhe me Portugalinë dhe Bjellorusinë