Kosova U 21 e pafat, i ikë fitorja në minutën e fundit në duel me BuIlgarinë në Sofje, duke barazuar me rezultat 1:1, në takimin e xhiros së katërt të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.
Djelmoshat e selektorit Afrim Tovëlanit importojnë një pikë nga kjo sfidë.
“Dardanët” kaluan në epërsi shumë herët, që në minutën e pestë me golin nga penalltia nga Ardit Tahiri.
Por, bullgarët rrëmbyen një pikë në momentet e fundit të ndeshjes (90+1).
Pas katër xhirove, Kosova pozicionohet në vendin e katërtë me 4 pikë.