Insajderi
Insporti

Kosova udhëton me optimizëm drejt Suedisë për ndeshjen vendimtare

Insajderi
13 October 2025 - 11:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova udhëton me optimizëm drejt Suedisë për ndeshjen vendimtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Goteborg, Suedi, për ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Suedisë.

Pas fitores historike kundër suedezëve në Prishtinë muajin e kaluar, trupa e trajnerit Franco Foda synon të rikrijojë atë paraqitje dhe të marrë pikët që do ta mbajnë Kosovën në garë për “play-off”.

Kosova vjen nga barazimi pa gola me Slloveninë dhe ndodhet në vend të dytë në grup. Një fitore ose barazim sonte do ta ruante atë pozitë para sfidave vendimtare të nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Stërvitjet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali kanë qenë kryesisht taktike, ndërsa atmosfera brenda grupit mbetet pozitive. Elvis Rexhbeçaj është liruar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi, ndërsa disa mungesa të tjera do të ndikojnë në formacionin e Kosovës.

Ndeshja Suedi – Kosovë nis sonte në ora 20:45.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark