×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova zgjedh trajnerin e ri, reagon Tahir Batatina

    Insajderi
    15 February 2024 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Franco Foda do të jetë trajner i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.

    Kështu bëri të ditur gazetari Arlind Sadiku. Sipas tij, tekniku gjerman do të nis punën nga muaji i ardhshëm, në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë.

    Trajneri i Llapit Tahir Batatina, i cili kishte shprehur kandidaturën për trajner të Kosovës, ka reaguar në profilin e tij në Facebook.

    Ai konfirmoi se FFK-ja tashmë ka zgjedhur trajnerin e ri të ”Dardanëve”.

    Batatina ka postuar një fotografi së bashku me Presidentin e FFK-së, Agim Ademin, dhe i ka dhënë një mesazh futbollistëve kosovar.

    Urime dhe suksese trajnerit të ri i cili do emërohet së shpejti nga Kosova. Luanëve të Kosovës, djemëve më të mirë të këtij vendi iu them tri fjalë: luftë, angazhim dhe diciplinë sepse qytetarët e Kosovës duan kualifikim dhe rezultate.FORCA KOSOVA”, ka shkruar Batatina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark