×
  • Sport
  • Sport

    Kosovare Asllani do të “zbarkojë” në Kosovë më…

    Insajderi
    09 February 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar që Kosovare Asllani do jetë në Kosovë më 17 shkurt.

    Ademi ka komentuar pas një takimi me ambasadorin e Suedisë, Jonas Uesterlund, në selinë e FFK-së. Gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për ardhjen e futbollistes me famë botërore, Kosovare Asllani, me misionin të UNICEF-it.

    Futbollistja me prejardhje nga Kosova është ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it dhe do të jetë në Kosovë më 17 shkurt.

    UNICEF-i, bashkë me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në do të organizojnë pritjen për futbollisten e kombëtares së Suedisë, e cila luan për skuadrën e Milanit dhe më parë ishte pjesë e Real Madridit.

    Ajo do të qëndrojë në Kosovë për disa orë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark