×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosovarët me Lamborghini e BMW bëjnë gara me shpejtësi marramendëse dhe i ikin Policisë

    Insajderi
    20 July 2021 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në njoftimin e policisë theksoht se vetura ka qenë duke lëvizur 225 kilometra në orë.“Me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës, dy kosovarët nuk ndalojnë radarit në Fier por bllokohen nga Policia në hyrje të Vlorës. 225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës,  shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës. Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, janë konstatuar nga radari automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMW” duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Tutje, bëhet e ditur se policia ka tentuar t’i ndalojë, por drejtuesit e automjeteve nuk kanë ndalur veturat e tyre.

    Automjeteve u është bërë shenjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e Policisë Rrugore të Vlorës si dhe forcat e posaçme “Shqiponja” dhe në hyrje të qytetit të Vlorës janë ndaluar të dy automjetet”, thuhet në njkoftim.

    Por, drejtuesit e automjeteve janë ndaluar nga policia dhe janë ndëshkuar me masë administrative.

    “Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar  me masë administrative  168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMË” shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar  me masë administrative  120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie””, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark