×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët shprenzuan 30 milionë euro për të aplikuar për viza

    Insajderi
    08 May 2016 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe tani kur është dhënë rekomandimi për liberalizim vizash, qindra qytetarë presin para ambasadave për t’u pajisur me viza, ose për të bërë termin. Heqjes së vizave i janë gëzuar më së shumti studentët

    Rreth 30 milionë euro u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës izolimi nga Bashkimi Evropian, vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit. Këto para llogaritet t’i kenë shpenzuar qytetarët e Kosovës vetëm gjatë aplikimit për t’u pajisur me vizën “Schengen” nga vitit 2009 e deri më tani.

    E nëse këtu llogariten edhe shpenzimet tjera përcjellëse deri te marrja e vizave, kosovarët kanë shpenzuar edhe disa miliona të tjerë për përgatitjen e dokumenteve, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

    Instituti “GAP” dhe Instituti për Studime Juridike dhe Politike, përmes një hulumtimi ka konstatuar se Kosova është vendi më i varfër dhe me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, por përkundër kësaj, kosovarët shpenzojnë më së shumti në Evropë për të aplikuar për viza. (Gazeta Zëri)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark