×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosovari arrestohet në Morinë, kërkohej ndërkombëtarisht

    Insajderi
    07 January 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia Kufitare në Morinë, ka arrestuar 27-vjeçarin kosovar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm. Ai po tentonte të arratisej.

    Kështu njoftoi policia kufitare në Facebook.

    Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet në Itali po vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit nga Istogu.

    Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht: L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark