×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kosovari e rrah të dashurën shtatzënë në Zvicër, arrestohet

    Insajderi
    27 December 2022 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia zvicerane nga kantoni i St.Gallenit ka raportuar një rast dhune në një familje mes çiftit. Sipas raportit të policisë, rasti kishte të bënte me dhunë psikike dhe fizike, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

    Më 25 dhjetor, në ditën e Krishtlindjeve, policia mori një thirrje për një person të plagosur.

    Një grua e moshës 30 vjeçe, e cila ishte shtatzënë, deklaroi se pas një zënke mes saj dhe të dashurit 28-vjeçar me shtetësi kosovare, u godit disa herë fizikisht dhe u kërcënua, duke i shkaktuar edhe dhunë psikike.

    Po ashtu policia raporton se i dashuri i saj kosovar është arrestuar dhe po mbahet në stacionin policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark