Kosovari në Gjermani e therr gruan me thikë në sy të djalit të tyre 7-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kosovari në Gjermani e therr gruan me thikë në sy të djalit të tyre 7-vjeçar

    Insajderi
    09 April 2025 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kosovar ka therrur pesë herë me thikë gruan e tij, po ashtu kosovare, në Mynih të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur dje.

    Siç raporton BILD, S.K e ka therrur gruan e tij S.K, para syve të djalit të tyre 7-vjeçar.

    Ky medium ka publikuar edhe një fotografi të dyshuarit, të cilit i shihet gjak në atlete, teksa telefonon dikë, pranë gruas së tij të therrur e të shtrirë përtoke.

    Raportohet se ata janë të martuar tash e sa vjet dhe se kanë dy fëmijë bashkë, një vajzë 4-vjeçe dhe një djalë 7-vjeçar.

    I dyshuari raportohet se ka të kaluar kriminale.

    Ai kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij edhe më parë. Në janar të vitit të kaluar, ai e kishte goditur dhe tërhequr viktimën për flokësh.

    Me urdhër të Gjykatës, atij nuk i lejohej të kishte kontakt me viktimën. Ai nuk lejohej të afrohej 100 metra rreth banesës, mirëpo e kishte shkelur urdhrin katër herë. Urdhëri ka qenë në fuqi deri më 19 korrik 2024. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark