×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari në mesin e 20 të rinjve më të suksesshëm në Detroit

    Insajderi
    22 May 2016 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ata kanë përvetësuar pronat e shitjes me pakice, kanë udhëzuar kompanitë për t’i rritur fitimet e tyre dhe ndërtuar ndërtesa më të mira. Ata gatuajnë pasta dhe ndërtojnë ndërtesa në qendër të qytetit. Janë këta 20 personat më të suksesshëm të Detroitit që janë në të 20-at e tyre, shkruan crainsdetroit.com.

    Janë këta të rinj që merren me profesione të ndryshme dhe që kanë arritur suksese të lakmueshme me moshë të re, në mesin e tyre edhe Etrit Demaj 27 vjeçar kosovar që jeton dhe vepron në Detroit të Amerikës i ikur nga lufta e fundit.

    Ishte viti 199. Ai dhe familja e tij ishin në Kosovë dhe bombat, armët dhe ushtarët kaluan nëpër qytetin e tij ku një luftë ndëretnike eskaloi. Atë mëngjes, nëna e tij e shikoi atë në sy dhe i tha atij se ajo ka fshehur para në xhepin e tij dhe ia kishte qepur dhe nëse ata do të ndaheshin – nëse diçka e paimagjinueshme do t’i ndodhte asaj ose babait të tij, ose vëllait të madh – ai duhej t’i mbante paratë e fshehura dhe t’i përdorë ato për udhëtim sa më larg që mundet në drejtim të kufirit.

    Ai dhe familja e tij i shpëtojnë evakuimit, udhëtimi i tyre morri muaj. Ata u vendosën në Michigan-in Juglindor, dhe nga gjithë kjo Demaj mësoi se asnjëherë nuk duhet ta marr lirinë dhe mundësinë si të dhënë të lehtë, rrëfehet historia e tij në craindetroit.com.

    Sot, Demaj drejton veprimtarinë e përditshme në kompaninë Hepta Systems, një menaxher në Detroit për teknologjinë e mençur të ndërtesave. Demaj është në biznesin për t’i bërë ndërtesat më të mençura (teknologjikisht) prej sistemit të ngrohjes dhe ftohjes deri tek ndriçimi.

    “Unë e punësova atë në moshë të re sepse gjithmonë kam pasur besim të madh në të rinjtë dhe ambiciozët. Unë gjithashtu doja që kompania të rritej më shumë si një familje,” ka thënë presidenti i Heptas, Ted Houck. Që prej Demaj i është bashkuar kompanisë vitin e kaluar, shitjet e Hepta-s janë rritur 300 % dhe numri i punëtorëve është dyfishuar nga 18 në 40, shkruan crainsdetroit./ KK

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark