Kosovarja që synon të bëhet deputete në Zvicrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarja që synon të bëhet deputete në Zvicrës

    Insajderi
    28 February 2017 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosovare Rrustemi nga Zhegra e Gjilanit është kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurnit të Zvicrës, në zgjedhjet e 12 marsit.

    Ajo në Zvicër jeton që nga viti 1993 ndërkaq në 2016-ën është bërë anëtare e Partisë Sociale, me të cilin edhe garon për deputete.

    Rrustemi aktualisht është asambleiste në komunën e Derendigenit, Rrustemi se synon një vend si deputete në Kantonit të Solothurnit për siç tha të arrijë diçka në fushën e arsimit dhe të drejtat e barabarta te shqiptarët por edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje.

    Kosovarja është e para shqiptare që garon për deputete në Kantonin e Solothurnit dhe për ta arritur këtë asaj i duhen 4 mijë vota.

    Rrustemi pret që numri i Partisë Sociale 4 dhe i saj si kandidate për deputet që është 18, të votohet jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga zviceranët.

    Para se të hyjë në politikë, ajo ka qenë drejtuese e organizatës Terre des Hommes e cila merret me fëmijët, e cila ka degë edhe në Kosovë./Insajderi.com

    kosovarja


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark