×
  • Sport
  • Sport

    “Kosovë, mirë se ju gjetëm”- Prezantohen djelmoshat e rinj te Kombëtarja

    Insajderi
    12 November 2024 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leard Sadriu e Baton Zabërgja do të debutojnë për herë të parë me ekipin A të Kombëtares së Kosovës, në futboll.

    Ata u ftuan nga selektori Franko Foda dhe do të jenë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e nëntorit, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline.

    Si Sadriu, ashtu edhe Zabërgja u shprehen të lumtur dhe të nderuar me ftesën, duke deklaruar se për ta është privilegj të veshin fanellën e “Dardanëve”.

    Kosova këtë muaj ballafaqohet me 15 nëntor në udhëtim te Rumania, dhe e pret në “Fadil Vokrri” Lituaninë, më 18 nëntor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark