×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovës i erdhën automjetet ushtarake nga Amerika, reagon ashpër Marko Gjuriq

    Insajderi
    10 December 2018 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    24 automjete ushtarake i erdhën dje Kosovës nga Amerikë, në prag të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

    24 automjete të tipit “Humvee” pritet ta ndihmojnë FSK-në në rrugën e saj drejt transformimit në Ushtri.

    Ndaj kësaj ka reaguar ashpër së fundi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

    “Tani kemi nevojë për më pak tension, një ushtri e re e Kosovës dhe përdorimi i barutit do të mund ta shtynte gjithë rajonin në një humenrë”, tha Gjuriq, transmeton Insajderi.

    Ai foli përsëri edhe në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

    Deklaroi se dikush po dëshiron një situatë të tensionuar në Kosovë.

    “Gjithë kjo që kemi bërë në periudhën e mëparshme synon normalizimin e situatës në Kosovë, por dikush dëshiron një gjendje të parregullt”, tha Marko Gjuriq.

    Ndryshe votimi i Ushtrisë së Kosovës pritet të bëhet të premten nga ora 10:00. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark