Gazetari dhe autori gjerman, Paul Ziberc (1877-1954), ishte kryeredaktori i gazetës vjeneze Das Vaterland (Atdheu), „gazeta për monarkinë austriake“, e cila botohej në kryeqytetin austro-hungarez gjatë viteve 1907-1911. Ishte edhe autor i disa librave.
Në vitin 1909, Ziberci ndërmori një ekspeditë në malet e Shqipërisë së Veriut, në bazë të së cilës botoi librin Albanien und die Albanesen: Landschafts- und Charakterbilder (Shqipëria dhe shqiptarët: peizazhe dhe karaktere), Vjenë 1910, shkruan Mapo.
Një nga fotografitë është një bandë kaçakësh në vitin 1909