×
  • Lajme
  • Lajme

    Kovaçevski uron Talat Xhaferin për detyrën e re të tij

    Insajderi
    29 January 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ia ka dorëzuar detyrën e kryeministrit të ri shqiptarë, Talat Xhaferi.

    Pas sa, Kovaçevski e ka uruar Xhaferin në detyrën e tij të re, ku ai tha se beson që kjo qeveri do të jetë e përkushtuar fuqishëm në interesat dhe prioritetet e qytetarëve dhe të shtetit.

    Ai ka transmetuar se nga kjo qeveri presin përkushtim të madh.

    “Talat Xhaferit i uroj punë të suksesshme si kryetar i kësaj qeverie teknike me ministrat dhe zëvëndësit. Besoj se qeveria do të jetë e përkushtuar fuqishëm në interesat dhe prioritetet të qytetarëve dhe shtetit, me kompetencat ligjore”.

    “Ne presim përkushtim në punën, në koncentrim të të gjithëve në këtë qeveri dhe në këtë drejtim puna do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. Apeloi tek të gjithë subjektet politike të cilët sot marrin pjesë në qeveri të kenë parasysh gjithë kontekstin aktual”, ka thënë ai.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark