×
  • Lajme
  • Lajme

    KPK dhe OSBE për avancim të sistemit të mbrojtjes “sipas detyrës zyrtare”

    Insajderi
    03 March 2016 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim shefin e Sektorit për Ligj dhe Drejtësi në Misionin e OSBE-së në Kosovë, Ralph Bunche.

    Në këtë takim shefi i Sektorit për Ligj dhe Drejtësi në OSBE, Bunche, ka uruar Prokurorin Blerim Isufaj për zgjedhjen në krye të KPK-së, ndërsa e ka njoftuar për punën që bënë OSBE-ja në monitorimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

    Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, pasi ka falënderuar përfaqësuesin e OSBE-së për gatishmërinë e këtij misioni që të mbështes sistemin prokurorial, ka thënë se ai do të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe OSBE-së.

    Pikë e rëndësishme që u diskutua në këtë takim, ishte edhe avancimi i sistemit të mbrojtjes “sipas detyrës zyrtare” (ex officio), ku u tha që në mes të KPK-së, OSBE-së dhe disa institucioneve tjera, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me avancimin e këtij sistemi.

    Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që KPK-ja të njoftohet me raportet dhe rekomandimet që dalin nga OSBE-ja gjatë monitorimit të sistemit të drejtësisë, që OSBE të mbështesë sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për komisionet dhe stafin e këtij sistemi dhe që OSBE t’i ofrojë mbështetje KPK-së me anë të monitorimit gjatë procesit të provimit për prokurorë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark