Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen ku do të vendoset përfundimisht nëse do të lejohet kandidimi i personave të dënuar në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë, shkruan Insajderi.
Teksa ka filluar mbledhja e kryesisë së KQZ-së, është bërë e ditur se deri më tani janë pranuar 17 mijë aplikacione për të votuar nga jashtë vendit, deri sa 4 mijë janë refuzuar.
Sekretariati i KQZ-ës po ashtu ka njoftuar se janë duke punuar në dy ndërrime, me qëllim që të gjitha aplikacionet të shqyrtohen në kohë.
Vendimi për lejimin ose jo të kandidimit të Albin Kurtit dhe të tjerëve do të bëhet pak më vonë.