Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim që të shtyp më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo është një̈ praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.
Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa do të shtypen 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë.
Rrjedhimisht i bie që do të shtypen 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,89 % më pak.
KQZ’ja ka edhe akreditimin e disa vëzhgueseve nga OJQ’të e ndryshme.