×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme

    Insajderi
    23 May 2024 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka filluar përgatitjet e para për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës.

    KQZ ka marrë vendim për miratimin e specifikave për furnizim me kamera që do të përdoren në vendvotime për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Kosovës.

    Shuma e përgjithshme e planifikuar për këtë aktivitet prokurimi sipas KQZ-së është 1 milion euro.

    Për herë të parë, KQZ përdori kamerat në vendvotime në procesin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i cili u mbajtë më 21 prill 2024. Këto kamera, KQZ e Kosovës i kishte huazuar nga KQZ e Shqipërisë.

    Tema e zgjedhjeve të ardhshme u diskutua edhe gjatë shqyrtimit të agjendës për punëtorinë për mësimet e nxëna për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut dhe përgatitjet për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

    Në pjesën tjetër të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e iniciativës politike Romani Inicyativa si parti politike, e cila tani do të jetë pjesë e regjistrit të partive politike në Republikën e Kosovës. Sipas këtij regjistri, numri i partive politike të regjistruara është: 52.

    Po në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për zhvillimin e takimeve të veçanta me Kryetarë të Komunave dhe me Kryesues të Kuvendeve Komunale për të diskutuar dhe bashkëpunuar lidhur me zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark