×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në veri

    Insajderi
    19 April 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo “kundër” shkarkimit të kryetarëve të tanishëm të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potoku.

    Kështu tha në një prononcim për Telegrafin kryesuesi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

    Sipas tij, janë gjithsej 23 qendra të votimit në të cilat do të organizohet procesi i votimit, ku shumica e lokacioneve sipas tij janë hapësira të komunave apo pronë shtetërore.

    “Është miratuar lista e qendrave të votimit nga KQZ-ja. Janë gjithsej 23 qendra të votimit në të cilat do të organizohet procesi i votimit, ku në këto 23 qendra të votimit janë të përfshira të gjitha qendrat e votimit në të cilat janë miratuar paraprakisht prej KQZ-së. Të gjitha qendrat e votimit dhe vend votimet që kanë qenë paraprakisht të caktuara për to kemi siguruar hapësira dhe lokacione ku do të organizohet procesi i votimit.

    Ai po ashtu tregoi dhe se sa lokacione janë veç e veç në katër komunat veriore.

    “Në Leposaviq janë 8 lokacione ku të organizohet votimi i 18 qendrave të votimit. Në Zveçan pesë lokacione, në Zubin Potok pesë dhe në Mitrovicë të Veriut pesë lokacione dhe shumica e tyre janë objekte të komunës apo pronë shtetërore.

    Ndryshe, në bazë të vendimit të KQZ-së për certifikimin e listës së votuesve për procesin e votimit që do të mbahet më 21 prill, numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e veriut është: 46,556 votues apo 1,461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para një viti, më 23 prill 2023, sipas Elezit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark