×
  • Lajme
  • Insajderi

    KQZ-ja sot vendos për kandidatët që kanë problem me ligjin

    Insajderi
    22 January 2021 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

    Kësisoj, KQZ-ja siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat televiziv, se sot do të vendosë për fatin e kandidimit të  47 personave të cilët kanë probleme me ligjin.

    Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

    Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së  i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark