Insajderi
Lajme

KQZ jep 48 orë afat për ankesa, më pas priten rezultatet përfundimtare

Insajderi
17 June 2026 - 18:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ jep 48 orë afat për ankesa, më pas priten rezultatet përfundimtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas përfundimit të numërimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se e drejta për ankesë lidhur me administrimin në Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është një e drejtë që palët kanë mundur ta shfrytëzojnë në vazhdimësi, brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se për administrimin e numërimit në ditën e fundit, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ankesat mund të dorëzohen me shkrim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.

“Në rast se brenda 48 orëve nuk do të ketë ankesa lidhur me administrimin e numërimit në ditën e fundit, KQZ është e gatshme për të proceduar me shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa nëse do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të presë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse dhe do të zbatojë vendimet nëse ato e obligojnë KQZ-në dhe vetëm pastaj mund të shpall rezultatet përfundimtare”, deklaroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark