Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar sot vendimet lidhur me ankesat e shtatë subjekteve politike, për moscertfikimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së ka thënë për Gazetën Insajderi, se kanë pranuar vendimet e PZAP’së që u morën sot.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së”, ka thënë ai për Insajderin.
Elezi theksoi se KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka deklaruar më tutje ai.
Në vendimin e PZAP-se për Lëvizjen Vetëvendosje, ku nuk u lejohet të kandidojnë për deputetë, Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqt dhe Labinotë Demi Murtezit, këta emra as nuk mund të i zëvendësojnë.
Përveç VV-së, as Nismës Socialdemokrate nuk i janë certifikuar kandidatët që kanë probleme me ligjin.
Ngjashëm as këta nuk kanë të drejtë të i zëvendësojnë këta kandidatë, dhe lista e tyre do të mbetet pa 12 emra./Insajderi.org