Insajderi
Lajme

KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit tek institucionet relevante

Insajderi
12 May 2026 - 20:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit tek institucionet relevante
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partitë politike duhet që të martën ti dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

E KQZ-ja  ka paralajmëruar se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës, do t’i nënshktrohen procesit të verifikimit institucional.

Përmes këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kontrollojë nëse kandidatët për deputetë i përmbushin kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje, në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht nenin 30 të tij.

“Në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për certifikim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do t’u dërgojë institucioneve relevante kërkesat për verifikim, së bashku me listën e kandidatëve që synojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të vlerësimit nëse ata janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo është një praktikë e ndjekur nga KQZ edhe në proceset e kaluara zgjedhore”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark