Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke i pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt.
Siç bëhet e ditur nga KQZ, afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike përfundon më 5 shkurt.
Ndërkaq, afati për aplikim për akreditimin e mediave përfundon katër ditë më vonë, më 9 shkurt.
Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të OJQ-ve vendore përfundon më 5 shkurt 2021, afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare përfundon më 9 shkurt 2021.