×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KQZ tregon sa nënshkrime duhen për shkarkimin e kryetarëve në Veri

    Insajderi
    18 December 2023 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje kryesuesve të kuvendeve komunale në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Për këto përgjigje ka dhënë detaje zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

    “Ju njoftoj se gjatë ditës, KQZ u ka kthyer përgjigje të tre kryesuesve të Kuvendeve Komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, të cilët më 12 dhjetor i parashtruan KQZ-së dy pyetje të njëjta. Lidhur me këto përgjigje janë njoftuar edhe tri grupet nismëtare si dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.”

    Ai ka thënë se anëtarët e grupeve nismëtare në secilën komunë janë votues në komunat përkatëse.

    “Së pari, nga verifikimet, KQZ përmes këtyre përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, KQZ ka njoftuar kryesuesit e tri kuvedeve komunale, tri grupet nismëtare dhe MAPL-në edhe lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%.”

    Elezi ka treguar edhe numrin e qytetarëve me të drejtë vote në tri komunat veriore.

    “Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Leposaviqit është: 13,441. Nga ky numër, 2,689 përbëjnë 20% të trupës elektorale në këtë komunë. Në komunën e Zubin Potokut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 6,732. 20% i votuesve në këtë komunë është: 1,347. Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i votuesve është: 18,199. Sipas përllogaritjeve, 3,640 votues përbëjnë 20% të trupës elektorale.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark