Insajderi
Lajme

KQZ verifikon mbi 33,000 pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, kaq u refuzuan

Insajderi
17 October 2025 - 12:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KQZ verifikon mbi 33,000 pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, kaq u refuzuan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon verifikimin e pakove me fletëvotime të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës përmes postës.

Deri të premten në ora 10:00, nga pakot e pranuara janë vlerësuar mbi 33,000 të tilla, nga të cilat:

✅ Mbi 29,000 janë aprovuar për numërim

🔴 Rreth 3,900 janë refuzuar

Arsyeja kryesore e refuzimit, për 3,328 pako, ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokumenti unik që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.

Pas përfundimit të verifikimit, KQZ do të publikojë numrin e pakove që do të përfshihen në numërimin përfundimtar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark