×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KQZ’ja mblidhet sot, diskuton për procesin e votimit në veri

    Insajderi
    18 March 2024 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot do të mblidhet Këshilli Qendror i Zgjedhjeve ku do të diskutohet për procesin e votimit në veri.

    Mbledhja pritet të fillojë nga ora 13:30.

    Aty janë disa pika që do të shqyrtohen dhe miratohen në mesin e të cilave edhe miratimi i qendrave të votimit për procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat veriore.

    Më poshtë i gjeni pikat e rendit të ditës së këtij takimi:

    1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Listës Preliminare të Votuesve;

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të Votimit për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

    3. Njoftimit për ndërrimin e qendrës së votimit, kundërshtimit dhe konfirmimit të LV-së;

    4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark