Insajderi
Zgjedhjet 2026

“Krah njëri-tjetrit” – Pal Lekaj fton qytetarët në tubimin përmbyllës të AAK-së, sot në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”

Insajderi
26 December 2025 - 10:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Krah njëri-tjetrit” – Pal Lekaj fton qytetarët në tubimin përmbyllës të AAK-së, sot në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Pal Lekaj, ka ftuar qytetarët e Gjakovës që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, i cili do të mbahet sot në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.

Lekaj ka përmendur rëndësinë e këtij tubimi, duke e cilësuar si moment kyç që shënon përmbylljen e një fushate që, sipas tij, ka bashkuar qytetarët më shumë se kurrë më parë.

“Në Gjakovën tonë, Aleanca sot mban tubimin përmbyllës të kësaj fushate zgjedhore që na ka bërë bashkë si asnjëherë më parë, krah njëri-tjetrit”, ka deklaruar Lekaj.

Tubimi pritet të nisë në orën 17:40, ndërsa në të do të marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj.

“Ju presim nga ora 17:40, në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’. Të dielën mos harroni, 129 është numri, e kryeministri i ardhshëm, kryetari Ramush Haradinaj”, ka shkruar Lekaj.

Pal Lekaj në këto zgjedhje mban numrin 7 në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark