×
  • Lajme
  • Lajme

    “Krahu i djathtë” i Thaçit nuk arrin të bëhet deputet

    Insajderi
    19 June 2017 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Karrierën politike e nisi menjëherë pas luftës si këshilltar i kryeministrit për marrëdhënie ndërkombëtare në vitin 1999-2000.

    Si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ai mori besimin e qytetarëve për pesë mandate rresht, që nga viti 2001,2004,2007, 2010 dhe 2014.

    Ai ishte ‘krahu i djathtë’ i tashmë ish-liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili tash është president i Republikës së Kosovës.

    Për tri mandate ishte zëvendëskryeministër dhe dy herë ministër i Drejtësisë.

    Fillimisht këtë pozitë e nisi gjatë kohës sa ishte kryeministër ‘shefi’ i tij i partisë, Hashim Thaçi më 2008-2011.

    Në zgjedhjet tjera parlamentare po ashtu, Hajderin Kuçi, mori pozitën e zëvendëskryeministrit, por kësaj here edhe diçka më shumë – u bë ministër i Drejtësisë, dhe në të njëjtën kohë ushtronte të dy funksionet.

    Nuk mbeti keq as në zgjedhjet parlamentare të 2014-s. Mori pozicionin e njëjtë – zv/kryeministër dhe ministër i Drejtësisë. Por kësaj here në krye të qeverisë nuk e kishte ‘shefin’ e partisë. Tash ishte zëvendëskryeministër i Isa Mustafës, partnerit më të madh të koalicionit qeverisës.

    Në cilësinë e anëtarit-ekspert, Hajderin Kuçi mori pjesë edhe në bisedimet në Vjenë mes Kosovës dhe Serbisë për statusin e Kosovës, me përfaqësim ndërkombëtar më 2005-2007.

    Me gjithë këtë kontribut ndaj vendit dhe partisë së tij, PDK, Hajderin Kuçi nuk arriti të jetë pjesë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

    Madje Kuçi ka marrë shumë pak vota në rajonin e Pejës, prej nga edhe vjen ai.

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 Kuçi kishte marrë mbi 12 mijë vota, kurse më 11 qershor ai mori mbi 800 vota./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark