Insajderi
Lajme

Krasniqi: Bizneset vendore me LDK’në do të kenë mbështetjen që meritojnë

Insajderi
30 January 2025 - 11:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: Bizneset vendore me LDK’në do të kenë mbështetjen që meritojnë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, ka vizituar dy biznese në Vushtrri.

Krasniqi ka thënë se bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit dhe se me LDK’në do të marrin mbështetjen që meritojnë.

“Vushtrria, fuqia e biznesit vendor!  Vizitë tek marketet “Liria-M” dhe “Xhabiri Market”, dy shembuj të suksesit dhe përkushtimit në ekonominë lokale. Bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit dhe me LDK-në do të kenë mbështetjen që meritojnë”, ka thënë Krasniqi.

LDK bart numrin 124 në fletëvotim, kurse Krasniqi gjendet me numrin 36.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark