×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Dje i kemi informuar ambasadorët e Quint-it dhe BE-së për procesin e largimit të kryetarëve në veri

    Insajderi
    10 January 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media ka thënë se dje kanë mbajtur një takim me ambasadorët e Quint-it dhe të BE-së, ku i kanë informuar për procesin e largimit të kryetarëve në veri.

    Krasniqi tha se qytetarët në veri i kanë iniciuar kërkesat e tyre dhe janë në proces të mbledhjes së nënshkrimeve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

    “Së paku nga aspekti i qeverisë dhe aspekti i përgjegjësive nga niveli lokal, të gjitha obligimet që i kemi pasur janë përmbushur dhe tashmë i kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit që janë autorizuar për t’i mbledhur nënshkrimet”.

    “Nga informacionet që i kemi nga kryesuesit e kuvendeve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, më 22 dhjetor janë takuar me qytetarët që kanë iniciuar këtë proces dhe janë autorizuar si palë dhe nga data 22 dhjetor fillojnë të rrjedhin afatet e parapara me Udhëzimin Administrativ”, tha Krasniqi.

    Ndërsa sa i përket komunës së Zveçanit, Krasniqi tha se ku kryesuesja e kuvendit komunal të kësaj komune, nuk e ka proceduar në KQZ kërkesën e qytetarëve.

    “Por ashtu sic është e paraparë me UA, qytetarët pastaj iu janë drejtuar MAPL-së dhe KQZ-së dhe kanë pranuar numrin e trupës votuese dhe 20 për qindëshin e e duhur për t’i mbledhur nënshkrimet dhe për të proceduar me pjesën tjetër të këtij Udhëzimi Administrativ”, tha Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark