Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se s’ka opsione tjera, pos fitores së LDK-së me kryeministër Avdullah Hotin.
Këtë ajo e ka thënë gjatë një takimi me banorët e fshatrave të Vushtrrisë, ku ka marrë mbështetjen e fuqishme të këtyre banorëve.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Stroci, Bivolaku, Zhiloivoda, Gllavotini e Bequku kanë qenë gjithmonë nismë e sukseseve të LDK-së. Prandaj, fushatës ia filluam në këto vendbanime, ku edhe morëm përkrahjen maksimale nga qytetarët. Fitorja jonë dhe qeveria e ardhshme me në krye Avdullah Hotin, s’kanë opsion tjetër.
#Shteti. #Shtet.
#LDK132.
#RrezartaKrasniqi27. Insajderi.org