×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi e LDK-së në Bruksel: Të hiqen masat ndaj Kosovës të vendosura nga BE- ja

    Insajderi
    26 March 2024 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, njëherit kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane brenda parlamentit tonë, Rrezarta Krasniqi në Bruksel ka parashtruar disa kërkesa.

    Krasniqi si udhëheqëse e delegacionit ka kërkuar heqjen e masave nga BE, anëtarësimin e Kosovës në KE si dhe të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

    Postimi i plotë:

    Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, kam marrë pjesë në takimet e COSAC-ut në Bruksel, Belgjikë.

    Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës, kam kërkuar mbështetje për proceset që Kosova po kalon, veçanërisht për:

    Heqjen e masave të vendosura nga BE-ja
    Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
    Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e paraqitur atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark