Insajderi
Lajme

Krasniqi: Fatmir Limaj, personi më adekuat për president të Kosovës

Insajderi
27 February 2026 - 09:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: Fatmir Limaj, personi më adekuat për president të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka dhënë një emër të ri për postin e presidentit.

Sipas tij, njeriu adekuat për t’u bërë president është Fatmir Limaj.

“Z. Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës së viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkroi ai.

“Andaj ftojë pozitë dhe opozitë që ta zgjedhin për president të Kosovës njeriun unifikues, i dëshmuar në gjdo etap të zhvillimeve politike në Kosovë”, tha Krasniqi./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark