×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Gani Jakupi paguhet në muaj sa 15 policë ose 75 pensionistë

    Insajderi
    24 November 2023 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po refuzon të raportojë në Komisionit për Integrim.

    Krasniqi ka thënë se Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërtetën, duke theksuar se “ndërkohë që paguan Gani Jakupin si këshilltar me 7.500€ në muaj ose nëse e përllogarisim më mirë ai paguhet sa rreth 15 policë ose 75 pensionistë”.

    Ministrja Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërtetën në Komisionin Parlamentar për Diplomaci, me arsyetime që veç bazë nuk kanë dhe pikërisht atëherë kur pyetet për të bëmat e diplomacisë, sigurisht në dëm të shtetit sepse në dobi nuk ka pasur asgjë, as njohje të reja e as anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që paguan Gani Jakupin si këshilltar me 7.500€ në muaj ose nëse e përllogarisim më mirë ai paguhet sa rreth 15 policë ose 75 pensionistë.
    Sa për dijeni të qytetarëve, znj. Gërvalla për shkak të dështimeve në diplomaci refuzon të vjen për raportim edhe në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian.
    Ky pushtet që nuk ka marre e as turp, po pasurohet me “shpejtësi të shpërndarjes së vajit në tepsi”!”
    , ka shkruar Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark