Krasniqi hedh poshtë mundësinë e koalicionit PDK-Nisma – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi hedh poshtë mundësinë e koalicionit PDK-Nisma

    Insajderi
    27 June 2016 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje të ndërpritet procesi i dialogut në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Krasniqi ka vlerësuar se ky dialog është përmendorja e turpit dhe, sipas tij, ata që e kanë udhëhequr këtë proces duhet të tërhiqen, pasi i kanë ofruar favore Serbisë, duke e bërë hisedare të sovranitetit.

    Ai ka thënë se koalicioni qeverisës duhet të heqë dorë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nga marrëveshja për demarkacion pa i dërguar në Kuvend.

    Krasniqi ka folur edhe për zhvillimet në parti, duke thënë se Nisma për Kosovën do të jetë edhe më e fuqishme dhe se tani për tani është e fokusuar për ndryshimin e qeverisjes.

    Ai ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke thënë se janë për koalicion vetëm me partitë opozitare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark