Insajderi
Lajme

Krasniqi: Historike, Xhaferi do të jetë kryeministër i drejtë për Maqedoninë e Veriut

Insajderi
28 January 2024 - 14:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: Historike, Xhaferi do të jetë kryeministër i drejtë për Maqedoninë e Veriut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur urimet e tij për Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të dielën.

“Urime Kryeministër, Talat Xhaferi! Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Krasniqi në ‘Facebook’.

“Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti”.

“Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.

“Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.P unë të mbarë dhe suksese, mik. Urime të gjithëve!”, përfundon postimi i tij.

Me 65 vota për, Xhaferi u zgjodh kryeministër i qeverisë teknike të RMV-së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark