×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i Nismës: Sikurse në luftë me brigadën 121, Limaj do të dalë fitimtarë edhe me 14 shkurt

    Insajderi
    03 February 2021 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Mevludin Krasniqi, ka thënë se anagzhimi dhe personaliteti i Fatmir Limajt lidhet me Brigadën 121, e cila ka qenë ndër sukseset me të mëdha të UÇK-së.

    Kandidati për deputet, ka theksuar se Zoti e ka sjell me fat këtë numër për Nismën edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe do të dëshmohet se përsekutimi i Limajt që nga paslufta, do të dalë sërish fitimtarë.

    “Vet angazhimi, personaliteti i Limajt dhe shumë kandidatëve tjerë që janë në Nisma liudhet rreth brigadës 121, lidhet rreth suksesit, heroizmave të bijve me të mirë, e cila ka qenë e tërë Kosovës, ju ka shërbyer gjithë qytetarëve të Kosovës e cila me krenari e ka mbrotjru shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, me krenari e ka mbrojtur qeverinë e përkohshme dhe institucionet tjera të luftës”.

    “Sot kur ishte dita jonë e parë e fushatës u vërejtë angazhimi i qindra dhe mijëra vullnetarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve tanë që janë në mbështetje të vlerave kombëtare, të sloganit tonë, që është vet përpjekja e mbijetesës së kombit tonë, që brenda vetës futë përpjekjen për liri”.

    “Zoti e ka sjellë me fat që ta kemi nurmin 121 sepse krejt jeta dhe pasluftës komplet përserkutimi, vuajtjet që i kanë ndodhur Fatmir Limajt, kanë ndodhur nën udhëheqjen e tij që ka ndodhur luftës së UÇK-së dhe qysh ka dalë në gjithë përpjekjet për të përsekutuar, prapë Fatmir Limaj me 14 shkurt në zgjedhje, bashkë me bashkëveprimtarët, qytetarët do të dalë fitimtarë”, ka thënë Krasniqi.   Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark