×
Insajderi / Ballina 5

Krasniqi: Integrimi i personave me aftësi të kufizuar të jetë objektiv shtetëror prioritar

Insajderi
03 December 2022 - 12:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, u shpreh se nevojat e këtyre personave janë lënë anash.

Sipas Krasniqit, duhet mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësim të mirëqenies së kësaj kategorie.

“Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja. Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore – duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar! Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, duke shtuar se sot më shumë se kurrë, “kemi nevojë të gjejmë zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës!”.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, 3 dhjetor, është vendosur me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark