×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Kujtojmë dhe nderojmë figurën e Rugovës për angazhimin e shtetit të pavarur

    Insajderi
    21 January 2024 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

    Krasniqi në një postim në Facebook, ka thënë se vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar çdoherë, shkruan Gazeta Insajderi.

     “Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në postimin e tij.

    “Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi”, thuhet tutje në postimin e Krasniqit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark