×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi, Kurtit: Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë, kryeministër prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati

    Insajderi
    21 March 2024 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari vendit tha sot se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë opozitën.

    Pas kësaj ka reaguar Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai tha se një kërkesë të tillë kryeministrit, ia kishte bërë që nga korriku i vitit të kaluar, por edhe që nga nesër, do t’i ketë gati edhe nënshkrimet e PDK-së.

    ”Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin”, ka thënë Krasniqi në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark