×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi: Më mbani për fjale, të shtunën nuk do të ketë marrëveshje

    Insajderi
    16 March 2023 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se në takimin e së shtunës nuk do të ketë marrëveshje Kosovës-Serbi për shkak se palët kanë dallime rreth planit evropian.

    Sipas tij edhe nëse nënshkruhet plani nga kryeministri Kurti dhe presidenti serb, PDK-ja nuk do të përkrah atë për shkak se pika e shtatë e tij ku flitet për Asociacionin do t’i jap autonomi komunave me shumicë serbe.

    Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realizohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djal i mirë në sytë e ndërkombëtarëve”, tha ai në RTV21.

    Ai tha se është i bindur se më 18 mars në Ohër nuk do të nënshkruhet asgjë.

    Sot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashtu siç nuk është nënshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrfarë nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale”, tha Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark