Insajderi
Lajme

Krasniqi: Mësimdhënësit në gjendje të vështirë – Qeveria t’i ekzekutojë pagat

Insajderi
05 October 2022 - 13:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: Mësimdhënësit në gjendje të vështirë – Qeveria t’i ekzekutojë pagat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetar i Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebok për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, ku ka shtuar se kjo datë mësimdhënësit kosovare i gjen në situatë të vështirë.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk i ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit për shkak të mbajtjes së grevës gjatë shtatorit.

Sipas Krasniqit, mësimdhënësit e kanë në krye një qeveri “jomiqësore”.

“Mësimdhënia është akti më i lartë i optimizmit. Kjo Qeveri, me ose pa vetëdije, po e vret atë, duke rrënjosur pesimizmin e dëshpërimin në zemrat e mësimdhënësve dhe nxënësve”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.

Ai e ka ftuar Qeverinë që, përveç ekzekutimit të pagave të shtatorit për mësimdhënësit, sa më parë të sjellë në Kuvend Ligjin për Pagat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark