×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi: Mirë se vini në tavolinën e nanës Ferdonije

    Insajderi
    08 March 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhoma e ndejës së shtëpisë Qerkezi është lëvizur në Muzeun Etnologjik të Kosovës dhe do të presë mysafirë nga 8 marsi deri më 22 mars.

    Këtë dhomë e ka vizituar sot kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

    Krasniqi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se, janë disa personalitete para të cilave mbetesh pa fjalë, jo sepse nuk ke, por të gjitha të duken të varfëra për të përshkruar dhembjen, sakrificën, qëndresën, kurajon dhe jetën e tyre.

    “Një e tillë është zonja jonë e hekurt, nana Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur katër djemtë dhe burrin e saj në luftën e fundit në Kosovë”, shkroi ai.

    Ekspozita do të jetë e hapur nga data 8 mars e deri më 22 mars.

    Postimi i plotë:

    Mirë se vini në tavolinën e nanës Ferdonije!

    Janë disa personalitete para të cilave mbetesh pa fjalë, jo sepse nuk ke, por të gjitha të duken të varfëra për të përshkruar dhembjen, sakrificën, qëndresën, kurajon dhe jetën e tyre. Një e tillë është zonja jonë e hekurt, nana Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur katër djemtë dhe burrin e saj në luftën e fundit në Kosovë.

    Edhe sonte, pata nderin që ta takoj në ekspozitën e Artan Korenicës, në të cilën u shfaq edhe një film i shkurtër për jetën e saj. “Mirë se vini në tavolinë” – është një ekspozitë e cila duhet të vizitohet nga të gjithë, që, të paktën për disa momente, secili të solidarizohet dhe të ndajë dhembjen me nanën Ferdonije dhe qindra familje të të pagjeturve të Kosovës.

    Me këtë ekspozitë, Artan Korenica ka dëshmuar edhe një herë se është një nga artistët më të mirë dhe më origjinal që kemi. Faleminderit për të vërtetën dhe emocionet, Artan!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark